Protestat për Zvërnecin/ Bido: Interesi i pastër grek, mbi 1 mijë IP po përdoren për të nxitur artificialisht ambientalizmin

Protestat për Zvërnecin/ Bido: Interesi i pastër grek, mbi 1 mijë IP po përdoren për të nxitur artificialisht ambientalizmin

Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi protestat kundër projektit të zhvillimit turistik në Zvërnec, duke deklaruar se përveç shqetësimeve reale të banorëve, në debat janë përfshirë edhe interesa greke.

 

Deputeti socialist u shpreh se mbështet të drejtën e banorëve për të kërkuar zgjidhje për çështjet e pronësisë, ndërsa kujtoi se një pjesë e këtyre çështjeve po hetohen nga SPAK.

 

Megjithatë, Bido argumentoi se debati për projektin është shoqëruar edhe me përfshirjen e interesave të jashtme, të cilat sipas tij synojnë të pengojnë zhvillimin e turizmit në Shqipëri.

 

Kjo protestë nisi nga disa skena banditeske që ndodhën në Zvërnec. Kemi reaguar bashkë me kolegë të PS, duke hequr nga puna drejtorin e policisë, policinë private, telin me gjemba në pronë publike.

Ky sentiment do të krijonte revoltë.

Unë jam me banorët e Zvërnecit të gjithë kanë një pretendime të drejtë pronësi që po e heton SPAK dhe ato 195 milionë euro të shkojnë te pronari real. Kjo historia e flamingos duhet sqaruar se atje ka patur aeroporti civil që në vitet ’20.

Kemi edhe këtu një faktor që bëhet pis dhe një tezë dhe e faktoj se kemi të bëjmë me disa interesa të huaja në lojë.

Ne kemi deri nga Korzufi deri afër Ulqinit resorte turistike që prodhojnë qindra milionë euro. Këtu nuk kemi. Këto po planfikikohet një restort turistik dhe ato 4 miliardë euro që thuhen.

Interesi i pastër grek i pasqyruar në reagimin e shtetit grek të opozitës dhe shumicës greke, në hapjen e mbi 1000 IP-ve, që në mënyrë artificiale pompojnë ambientalizmin këtu, të cilët janë luftë hibride, që na u bë lëvizja e flamingos nga njerëz që nuk kanë vajtur një ditë aty.

Kjo shfrytëzohet se do t’ia marrim ato turistë Greqisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy