
Diplomati Jorgji Kote tha ditën e sotme në studion e lajmeve të MCN Tv se ka një ndryshim mes konceptit strategjik të NATO-s në 2010 me atë të vendosur tanimë. Kote thotë se “Mbro dhe shkurajo” është koncepti i ri i Aleancës Euroatlantike dhe se Rusia tani shihet si një rrezik i madh.
Kemi një ndryshim mes konceptit strategjik të 2010 dhe konceptit të ri strategjik deri në 2030 që e konsideron Rusinë rrezik të madh. “Mbro dhe shkurajo” është konceptim i ri, mbi këtë moto do të merren masat e reja ushtarake. Stacionimi i 1650 trupave shtesë në Bullgari do të jetë një masë i bazuar në këtë koncept. Rritja e forcave të gatshme në 400 mijë dhe hapja e bazave të reja që në çdo rast rreziku forcat e NATO të jenë të gatshme është një tjetër masë. Në 2010 ishte koncept sigurie “Bashkë me Rusinë”.
Kote tha më tej se një nga objektivat e Samitit të Madridit ishte pranimi i Suedisë dhe Finlandës dhe se kjo do të thotë një zgjerim i NATO-s dhe një arritje e saj.
Ky ishte një nga objektivat, pranimi i Suedisë dhe Finlandës që ato të jenë të sigurta dhe NATO të zgjerojë territorin e saj. Është një sfidë e hapur ndaj Rusisë. U arrit marrëveshja me dokument mes Turqisë-Finlandës dhe Suedisë, kjo është një zgjerim i NATO-s dhe është një arritje e Aleancës.
Ishte reagim i pritshëm nga Rusia. Rusia kërkonte mos zgjerimin e NATO-s dhe tërheqjen e vendeve të lindjes, por kjo është histori e mbaruar, nuk i zihet më besë Rusisë.
Diplomati tha se SHBA-të kanë një bazë në Kosovë dhe ky është një mesazh që Rusia të ketë kujdes me Ballkanin dhe me të. Kote tha që ka disa probleme për anëtarësimin e Kosovës ën NATO, pasi disa vende të saj nuk e njohin Kosovën si shtet i pavarur.
Natyrisht si në vendin tonë edhe për Kosovën partneriteti për paqe është hap i madh drejt procesit të anëtarësimit. SHBA kanë një bazë në Kosovë, është një mesazh ndaj Putinit që të ketë kujdes me Kosovës dhe Ballkanit. Është një objektiv që do arrihet. Disa vende nuk e njohin Kosovën.
Për sa i përket çeljes së negociatave Kote tha:
Çdo gjë mund të ndodhë. Nuk është kaq e lehtë megjithëse Macron ka njoftuar se jemi drejt asaj. Pa dokumentin të shkruar mos pritni të bëhet asgjë. Dokumenti i Francës u nënshkruan nga Bullgaria. Problemi është me Shkupin zyrtar. Problemi për Maqedoninë, ka reagim nga opozita që akuzon qeverinë për marrëveshjen me Francës. Pengesa tani është Maqedonia e Veriut që duhet të bie dakord me paketën po s’e ka të lehtë. Të bëhet një marrëveshje fjale, që në hyqmin e BE, Maqedonia të zotohet ta bëjë pak më vonë.
Është arritur ky kompromis që t'i lërë hapësirë që ti lërë kohë Maqedonisë të merret kohë nesër. Çelja e negociatave është një mesazh po shumë i vonuar.
Do të jetë një anëtarësim ndryshe, anëtarësimi nuk dihet sa do zgjasë, mund të zgjasë. Motoja do të jetë i përkasim Evropës. Le ta festojnë këtë festë të vonuar, nuk do të jetë gjë e madhe se do të jetë gjë ndryshe, do të jemi pjesë e Komunitetit politik po pa të drejte vote.



