Abazi: Asnjë institucion nuk garanton cilësinë e ujit në Shqipëri, mungon vullneti dhe analizat (VIDEO)

Abazi: Asnjë institucion nuk garanton cilësinë e ujit në Shqipëri, mungon vullneti dhe analizat (VIDEO)

Banorët e Tiranës do të mund të kenë 24 orë ujë të pijshëm në çezmat e tyre vetëm në pranverë të vitit 2024. Ky ishte premtimi i bërë pak vite me parë, por edhe pse kanë kaluar disa vite Tirana dhe asnjë qytet i Shqipërisë nuk ka 24 orë ujë të pijshëm dhe aq më tepër vijojnë problematikat me ndotjen e Bovillës.

Lidhur me këtë eksperti i inxhinierisë kimike Sokol Abazi në ‘MCN Informacion’ u shpreh se kjo problematikë ka qenë dhe do vijojë të jetë gjithmonë e pranishme në kryeqytet kjo dhe si rezultat i rritjes së shpejtë të popullatës në Tiranë.

Ai tha se mungon cilësia pasi nuk ka kontrolle ku në shumë raste në depozita janë gjetur dhe mbetje të ngordhura, dhe shkak është vetëm mungesa e vullneti, madje dhje sot që flasim mungon një vullnet i tillë.

Sipas tij, asnjë institucion nuk garanton cilësinë e ujit në Shqipëri, madje dhe uji në shishe nuk garanton cilësi.

Tirana u rrit shumë shpejt në një kohë të shkurtër, ndërkohë sistemet e transmetimit nuk u rritën njësoj si me popullatën. Pastaj dhe Tirana u ndërtua në mënyrë kaotike dhe kapacitet s’janë të tilla.  

Gjithmonë ka qenë ky problem në qytetin e Tiranës dhe besoj se do duhej të ishte bërë shumë sepse në 2025 të mos kesh është ujë është për të ardhur keq dhe madje është turp.

Kapacitetet e ujit vijnë nga keqmenaxhimi pasi shumë fonde harxhohen diku tjetër, por unë mendoj se asgjë nuk do kishte rëndësi përpara cilësisë së ujit të pijshëm dhe pastaj cilësia e ajrit.

Po të kishte vullnet do ishte e bëshme, por prioritetet kanë qenë diku tjetër. Po të kishte vullnet do ishte ndryshe, por dhe sot që flasim nuk ka vullnet. Në çdo pallat duhet të kontrollohet cilësia e çdo tubacioni, po a respektohen këto.

Më pas janë ndërtuar depozitat të përbashkëta apo personale, kjo është një tjetër skandal sepse në disa raste gjenden minj të ngordhur dhe kjo është skandaloze sepse askush nuk e kontrollon cilësitë e ujit të tyre.

Duhet patjetër vullnet dhe duhet parë në këtë këndvështrim dhe para se një pallat të hipotekohej duhet të kishte garanci të cilësisë për ujin e pijshëm. Një tjetër problematikë është se shumë zona të Tiranës furnizohen nga puset ku nuk ka dhe infiltrim.

Më e keqja është se ne jemi një popull që nuk guxojmë të flasim. Problemi kryesor është se nuk ka kapacitete për të garantuar cilësinë e ujit të pijshëm.

Në vendin tonë ka një VKM e cila është shumë më e rreptë se në disa vende evropiane rreth nesh, por ministria e bujqësisë dhe shëndetësisë janë në injorim komplet të kësaj VKM-je që garanton parametrat e cilësisë së ujit.

As uji në shishe nuk garanton cilësi, prej kohësh në ujin e pijshëm janë përdorur pesticide dhe AKU-ja nuk bënë asnjë analizë sepse këtu mbrohet shteti dhe jo qytetari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy