Bashkia braktis qendrën e autizmit/ Aktivistë dhe familjarë apel institucioneve: Me pak para mund të vihet në punë!   

Bashkia braktis qendrën e autizmit/ Aktivistë dhe familjarë apel institucioneve: Me pak para mund të vihet në punë!   

Emisioni “Fol” i gazetarit Erjon Skëndaj u zhvendos sot në Prush të Vaqarrit, në qendrën komunitare ‘Ndihmoni jetën" e cila dikur u shërbente fëmijëve me autizëm, por pas dëmtimeve nga tërmeti është lënë në harresë nga bashkia dhe qeveria. Qendra ndër-disiplinore qëndron prej tre vitesh e kyçur, pasi institucionet pretendojnë se ligji nuk parashikon restaurimin për godinat e shoqatave. Afërdita Seiti, e cila drejton programet e organizatës “Ndihmoni jetën” tha se në këtë qendër ofrohej shërbim për 50 fëmijë, të cilët tanimë kanë bërë regres pasi janë atashuar pranë familjes, duke e ngarkuar këtë të fundit.

U mblodhëm disa prindër dhe krijuam këtë organizatë. Jemi fituar në treg prej 24 vitesh sepse shërbimet kanë qenë të limituara. Ne akoma po ekzistojmë në mënyrë që pranë fëmijëve të vegjël t’u afrojmë shërbime profesionale dhe të standardizuara. Prej 13 vitesh është ndërtuar kjo qendër. Është brenda të gjitha standardeve infrastrukturore. Është ndërtuar nga 4 donatorë holandezë. Kemi lobuar fort, dhe ishte ëndrra jonë që fëmijët tanë të kishin një ambient dinjitoz, me standard, ku të merrnin shërbime edukimi dhe rehabilitimi. Ka një kapacitet për 50 persona.

Me tërmetin e 2019-ës, të shtatorit dhe nëntorit, ka dëmtime të cilët inxhinierët që e vlerësuan DS4, që nuk mund të vazhdohet puna. Ka dëmtime në strukturë, që duhet të restaurohet. Ne si organizatë sipas ligjit plotësuam dokumentacionin, u vlerësua nga inxhinierët e institutit, çuam dosjen në njësinë bashkiake të Vaqarrit dhe në bashkinë e Tiranës. U bënë vlerësimet dhe ne na është kthyer një përgjigje që shoqatat s’janë në ligjin e 2020-ës për restaurimet dhe ndërtimet. Janë vetëm për familjarët, bizneset, por për shoqatat jo, dhe na ka lënë jashtë ndihmës. Na u kthye përgjigjja institucionale. Vitin e parë u tha që nëse ka krijohet një mundësi, ne do t’u ndihmojmë. Menduam se do na ndihmonim, por pas një viti e gjysmë… Ne s’kemi rreshtuar së kërkuari. Na është kthyer gjithmonë e njëjta përgjigje, që nuk ju ndihmojmë dot, sepse ligji s’u mbështet. Ne kërkojmë që nëse janë restauruar të gjitha qendrat publike, dhe për mendimin tonë edhe kjo qendër duhet të ishte me prioritet për restaurim. Kemi dy atelie të mrekullueshme, një serrë shumë të mirë, që është ngritur nga donatorë.

Ne kemi transferuar një pjesë të shërbimeve në Tiranë, kemi marrë me qira, mbështeten edhe nga prindërit. Janë të gjithë në familje tani. Kjo është hall më vete. Nëse ti i ke dhënë një shërbim për një kohë të gjatë dhe pastaj e atashon pranë familjes, edhe familjen e ngarkon, dhe fëmijët bëjnë regres më të madh. Duam t’i drejtojmë kryeministrit një thirrje, që ne presim të ndihmohemi nga shteti. Me pak lekë të vihet në punë”.

Aktivisti Darian Konomi tha se qendra kishte ekspertizë 24-vjeçare dhe standarde të cilat nuk mund të hidhen në plehra. Madje ai theksoi se në këtë qendër mund të trajnoheshin edhe stafet e bashkisë.  

Shërbimet nuk janë lekë që ti i hedh si shtet dhe nuk do t’i marrësh. Shërbimet s’janë ku duhet. Neve po rezulton në praktikë që s’ishim gati për reformën bio-pisko-sociale. Sepse reforma bio-psiko-sociale me ligjin e shërbimeve të 2016-ës çfarë parashikon. Unë s’jam kundër që bashkia të hapë qendrat e veta, madje unë e duartrokas këtë gjë, por Tirana ka nevojë për shumë shërbime. Ky shërbim këtu përveçse ka një ekspertizë 24-vjecare dhe standardet, dhe këto standarde nuk mund të hidhen në plehra. Keni shembujt konkret të modeleve të suksesit. Mungon vetëm shtrirja. Mund të trajnoheshin stafet e bashkisë këtu, mund të funksiononte edhe si qendër burimore, si shkollë.

Doja t’i thoja z.kryeministër dhe z.kryetar të bashkisë, një shërbim që bën, një lekë që hedh sot, do kthehet në 10 lekë nesër. Jo vetëm personi që s’integrohet dot, por ti lë edhe familjen nën minimumin jetik. Është lekë që i ikën këtij vendi”.

Eglantina Bajrami, drejtore ekzekutive e klubit kombëtar të prindërve me fëmijë me autizëm dhe me aftësi të kufizuar, tha se në total në gjithë Shqipërinë janë 5 mijë të deklaruar me spektrin në fjalë.

Bajrami vë në dukje se një fëmijë autik i paintegruar është bumerang jo vetëm për komunitetin, por vet shtetin, pasi nëse ai do të punësohej do të hiqej nga skema sociale. 

Meraku më i madh te personat me autizëm është mosha 14 plus. Edhe shërbimet që ofrohen te qendrat e bashkive nuk e kanë zbatuar ligjin. Në disa bashki të vendin ku unë kam shkuar, kryetari i bashkisë s’e kishte idenë që s’ekzistonte ligji! Nuk e kishte lexuar fare ligjin! Në Tepelenë qëndronte një qendër e mbyllur prej 4 vitesh, sepse personi që e kishte, kishte ndërruar jetë. Fëmijët e Tepelenës shkojnë në Gjirokastër!

Në momentin që nuk ofrohet shërbimi, familja e mban brenda. Është e ndërlidhur mungesa e shërbimit me stigmën. Të deklaruar janë 5 000 në të gjithë Shqipërinë, vetëm me spektër. Në total me aftësi të kufizuar janë 147 mijë në gjithë Shqipërinë. Në bazë të OBSH duhet të jenë 10-11 mijë të padeklaruar. Do të thotë që ne kemi 2/3 të padeklaruar. Bumerangu është për komunitetin dhe vet shtetin. Sepse nëse ai do integrohej, nesër do punësohej dhe do hiqej nga skema”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy