Gëzdari: Maroku nuk erdhi rastësisht deri këtu, Spanja më habiti te penalltitë

Gëzdari: Maroku nuk erdhi rastësisht deri këtu, Spanja më habiti te penalltitë

Edmond Gëzdari, trajner futbolli, analizoi eliminimin e Spanjës nga Maroku, në emisionin “Skaneri i Botërorit”, në MCN TV. 

Gëzdari deklaroi se Maroku nuk ka ardhur rastësisht deri këtu, ndërsa shtoi se u habit nga penalltitë që gjuajtën lojtarët e Spanjës. 

Kur e pamë Spanjën, pamë një skuadër të mirë dhe thamë që do i shikojmë skuadrat kur duhet vlera dhe përvoja. E thamë që është një skuadër e re. Nuk them që Spanja bëri ndonjë gabim të madh. Maroku nuk erdhi rastësisht, kanë lojtarë me nivel të mirë. Dolën të parët në grup. Maroku lëshoi fushën dhe mbylli të gjitha vrimat.

Kishin raste për shënim të dyja. Në 90 minuta ndaj Spanjës dhe të marrësh aq pak raste, tregon se janë shumë mirë. Gjatë gjithë lojës isha i bindur që do shkonin te penalltitë. Ajo që të habit është mënyra sesi një skuadër profesioniste i gjuan penalltitë në atë mënyrë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy