
Shqetësimit të eksportuesve në lidhje me pasojat e zhvlerësimit të euros, ministrja e financave Delina Ibrahimaj iu përgjigj duke thënë se këto situata janë pjesë e riskut e të bërit biznes. Ndërkohë Banka e Shqipërisë në një përgjigje për MCN thotë se për këtë kategori biznesi do të ofrohet mbrojtje financiare.



