Retorika e ashpër e Erdoganit, Greqia i drejtohet OKB-së dhe NATO-s

Retorika e ashpër e Erdoganit, Greqia i drejtohet OKB-së dhe NATO-s

Greqia po i përgjigjet breshërisë së deklaratave të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, duke dërguar letra për të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. Burimet bëjnë me dije se letrat citojnë deklaratat origjinale të zyrtarëve turq pa komente.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm Nikos Dendias ka falënderuar homologun e tij çek Jan Lipavsky për reagimin e presidencës çeke të Bashkimit Evropian ndaj qëndrimeve të fundit të Erdoganit kundër Greqisë.

“Kërcënimi i papranueshëm i vendeve anëtare të BE-së, si ai që iu drejtua Greqisë në fjalimin publik të fundit të Presidentit Erdogan, është jashtëzakonisht i padobishëm në këtë drejtim”, shkroi Ministria e Jashtme Çeke të shtunën në Twitter. Erdogani ka kërcënuar se do të ketë çmime të rënda për Greqinë. Athina zyrtare i cilësoi këto si deklarata provokuese dhe përtej kufijve duke theksuar se do të njoftojnë partnerët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy