
Një peticion i iniciuar kundër ambasadores amerikane Yuri Kim, ishte në fokus të panelit të diskutimit në “MCN live”.
Analisti nga Kosova, Milaim Zeka, tha se ambasadoret amerikan në Kosovë rëndom kanë ndërhyrë deri në tenderët e rrugëve, porse ndërhyrja e Yuri Kim në politikën e brendshme është jonormale, kurse në punët të tjera është e drejtë e Amerikës. Porse sipas Kim, një peticion i tillë ka zero impakt për amerikanët.
E para që të sqarohem nuk jam as kundër as por peticionit. Në Kosovë, p.sh. po të mos ndërhynin ndërkombëtarët nuk do të ishim shtet, aty ke pas ambasadorin Cristofer Dell që ka ndërhyrë në tenderët e rrugëve, ka ndërhyrë në tenderin e ndërtimit të Pallatit të Drejtësisë, që ja ka dhënë kunatit të tij bullgar, pastaj në shumë punë të tjera, pra ka ndërhyrje, por unë e kuptoj që kemi të bëjmë me një mentalitet turkoaraabofil.
Nuk e quaj normale përzirjen e Kim në përzgjedhjen e liderëve të partive politike, kurse që të përzihet në SPAK është normal se është projekt amerikan për drejtësinë shqiptare, se po të mos ishte ky projekt, për një mijë vjet nuk do të ishin arrestuar as ish-ministra, as deputet.
Peticioni megjithatë do të ketë impakt zero për amerikanët.
Sipas tij, dukshëm ndikimi i ndërkombëtarëve në rajonin e Ballkanit, mes tyre në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni të Veriut, ka qenë i domosdoshëm, sepse sipas tij, po të mos ndërhynin, të gjithë duhet të iknin nga vendi.
Që të fitoj Berisha ose Meta përballë Blinken, Kim e SHBA është e pamundur, se mos me qenë ndërhyrje amerikanëve nëpër vendet e Ballkanit, mes tyre në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni të Veriut, të gjithë duhet të iknim nga ky vend.
Jo vetëm këta, por edhe Erdogani shqiptare-Edi Rama, i cili po kontrollon drejtësinë, mediat, po flas në koncept, mos të jenë ndërkombëtarët më i vu në kontroll edhe policia edhe gjyqësori, këtu bëhet hataja.
Prandaj po them, se a është mirë, a nuk është mirë, por janë të detyruar ndërkombëtaret që të ndërhyjnë në gjërat tona, sepse kurrë drejtësi në vend s’do të kishte, po të mos ishin ata.



