Kinë, tërmet i fuqishëm në pjesën jugperëndimore

Kinë, tërmet i fuqishëm në pjesën jugperëndimore

Nga një tërmet i fuqishëm në pjesën jugperëndimore të Kinës janë vrarë 13 vetë, përfshirë 5 turistë, dhe plagosur së paku 175 persona të tjerë, kanë njoftuar sot qeveria dhe mediat.

Ky tërmet me intensitet 6.5 shkallë e ka goditur një rajon me popullatë të shpërndarë, 200 kilometra në veriperëndim të qytetit Guanguan në provincën Siçuan, ka njoftuar Vëzhgimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara. Rajoni i goditur është afër një destinacioni turistik.

Qevria e Siçuanit tha se afro 100 turistë ishin bllokuar nga rrjedhja e dheut pas tërmetit të parë.

Më se 31 500 turistë janë evakuuar nga zona e tërmetit, ka raportuar agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Xinhua.

Shërbimi zjarrfikësve në Siçuan ka raportuar se hapësira e pranimit në një hotel është shkatërruar, duke i bllokuar disa njerëz, por më se 2,800 vetë janë evakuuar në mënyrë të sigurt nga ndërtesa.

Raportohet se ky vend më tepër vizitohet nga turistët kinezë se sa ata të jashtëm. / REL / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy