Udhërrëfyesi për Shtetin e të Drejtës, Gjipali: Dokument kyç për negociatat, tregon objektivin politik të shtetit shqiptar

Udhërrëfyesi për Shtetin e të Drejtës, Gjipali: Dokument kyç për negociatat, tregon objektivin politik të shtetit shqiptar

Eksperti i integrimit, Gledis Gjipali, Udhërrëfyesin për Shtetin e të Drejtës të miratuar nga qeveria shqiptare si hallkë lidhëse në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian, e sheh si dokument të rëndësishëm dhe kërkesë të BE për procesin e negociatave dhe më konkretisht për nisjen e tyre që mund të fillojnë pasi të miratohet ky udhërrëfyes.

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se Udhërrëfyesi i përgjigjet shqetësimeve të Bashkimit Europian për shtetin e së drejtës dhe tregon se çfarë duhet të bëjë qeveria shqiptare deri në vitin 2030, në fushat që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës.

Sa i takon kapitullit 23 për gjyqësorin, ai shtoi se është kapitulli i çështjeve themelore dhe me metodologjinë e re të zgjerimit është e pamundur të hapen kapituj të tjerë, nëse ky kapitull nuk ecën në drejtimin e duhur.

Progresi në këtë fushë kushtëzon edhe progresin në fushat e tjera. Janë kapitujt që hapen të parët dhe mbyllen të fundit në rrugëtimin drejt BE.

Ndodhemi në fazën e Udhërrëfyesit, hapi i radhës është miratimi i këtij Udhërrëfyesi. Ka një konsultim aktualisht të hapur për këtë udhërrëfyes.

Mbas komenteve, do të ketë një fazë tjetër nga venet anëtare të Bashkimit Europian, të cilat sugjerojnë ndryshime dhe rekomandojnë çështje që duhet të kenë më shumë në vëmendje, dhe më tej i paraqitet BE dhe më tej fillojnë kapitujt 23, 24, 25 dhe 32, gjithë grupimit të kapitujve të çështjeve themelore.

Ky dokument duke qenë më shumë politik, tregon prioritetet kryesore, nuk hyn në detaje që është më pas detyrë e çdo institucioni.

Tregon objektivin politik të shtetit shqiptar se çfarë do të bëjë në këtë fushë.

Shqipëria ka ecur mirë në vitet e fundit sa i takon kornizës institucionale dhe legjislative, për shkak të mungesës së problematikave të jashtme dhe prej reformës në drejtësi.

Çështja kryesore mbetet te zbatimi i legjislacionit dhe reformës, që ndikojnë drejtpërdrejtë te qytetarët shqiptarë dhe cilësia e reformave.

Mbasi Bashkimi Europian merr në shqyrtim Udhërrëfyesin dhe e miraton, hapi i radhës është hapja e negociatave që bëhet me mbajtjen e një konference ndërqeveritare dhe vendosen piketat e para të negociatave dhe detyrat që qeveria shqiptare duhet të plotësojë në vijim.

Kjo varet edhe nga dinamikat e Bashkimit Europian dhe jo vetëm nga të Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy