Duka: Marrëveshja me Bashën e kënaqshme. Lista e LSI-së taktikë elektorale jo përçarje (VIDEO)

Duka: Marrëveshja me Bashën e kënaqshme. Lista e LSI-së taktikë elektorale jo përçarje (VIDEO)

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ishte ndër të parët që arriti të siguronte një marrëveshje me kreun e Opozitës, Lulzim Basha, për të hyrë në zgjedhjet parlamentare me një listë të përbashkët.

Në një intervistë për MCN TV, Duka është shprehur se marrëveshja me Bashën ishte e kënaqshme edhe pse PAA-ja kishte pritshmëri më të lartë.

PAA ka arritur të sigurojë jo më shumë se  12 kandidatë, pasi vendet në lista janë shumë të kufuzuara.

“Përdersia ne ramë dakort do të thotë është e kënaqshmme, prithshmeritë tona ishin më të mëdha.Kemi rënë dakort të jemi në listë me opozitën e bashkuar, numri  i kandiateve është  i kufizuar dhe janë 12 emra  që i kemi të percakuar. Basha argumentoi se në lista vendet janë shumë të kufizuara. Ky lloj kodi zgjedhor i jep mundesinë njerezve të konkurojnë personalisht. Në bazë të këtyre votimeve personale do bëhet vleresimi.Ne duam është më mirë që të lëshojmë dicka nga pret dhe të fillojmë punën, pasi cdo minutë e humbur është kosto për opozitën e bashkuar.” Është shprehur Duka.

Duka e ka konsideruar kandidimin e opozitës së bashkuar me dy lista si një taktikë elektorale për të grumbulluar sa më shumë vota dhe jo si një përçarje. Sipas tij kjo ishte zgjedhja më e mirë pasi LSI është një forcë e majtë dhe nuk duhet të ngatërohet me forcat e djathta.

“Ndryshimi i rregullave të lojës nga Rama, na bën që ne mos të kemi formën klasike të koalicioneve. Mundësitë ishin ose opozita  të dali në një listë ose në 2. Kjo është një taktikë elektorale nuk është përçarje. Pasi është menduar se është me mirë me 2 lista. Ulim numrin e njerezve qe kandidojnë. LSI ka një profil tjetër,  ka një prejardhje të majtë. Pasi dhe në fushatë i'u ben thirrje të majtëve të vërtetë.Është me mirë të mos konfondohen me forca të dhjthta . Opozita e bashkuar nuk e ka marrë këtë vendim të ndarë, por një proces i vazhdueshëm konsultimi.” tha Duka. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy