Aksion blic i policisë në Shkodër, 35-vjeçari kapet me pistoletë në çantë, shoqërohen 10 persona (VIDEO)

Aksion blic i policisë në Shkodër, 35-vjeçari kapet me pistoletë në çantë, shoqërohen 10 persona (VIDEO)

Në vijim të zbatimit të planit të masave për "Kontrollin e territorit", Policia e Shkodrës, ka kryer kontrolle të befasishme në qytetin e verior.

Një 35-vjeçar nga Shkodra është arrestuar nga policia gjatë një kontrolli të befasishëm, ndërsa gjatë kontrolleve në lokalet e natës nga FNSH dhe policia lokale u shoqëruan për verifikim edhe 10 persona.

"Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, nga strukturat e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në D. V. P. Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër të mbështetur dhe nga FNSH Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi Fatjon Boshnjaku 35 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi nga shërbimet e policisë gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e këtij shtetasi, në një çantë dore iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip Glock, me krehër dhe fishekë", thuhet në njoftimin e policisë.  

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy