“Bien 3 ushtarë, rekrutohen 5 të tjerë!”, Hoxha: Dje planifikohej vrasja e Ervis Martinajt, janë krijuar grupe paramilitare (VIDEO)

“Bien 3 ushtarë, rekrutohen 5 të tjerë!”, Hoxha: Dje planifikohej vrasja e Ervis Martinajt, janë krijuar grupe paramilitare (VIDEO)

Gazetari Poli Hoxha tha në MCN Live se ka informacione se në atentatin e fundit të ndodhur te mbikalimi i Fushë-Krujës, synohej vrasja e Ervis Martianjt, por ai nuk gjendej në makinë. Hoxha tha se grupet kriminale nuk kanë frikë nga shteti, dhe kanë krijuar ushtri me grupe paramilitare të rinjsh që i rekrutojnë për të ruajtur banesat dhe territoret.

Përdorimi i ushtrisë është hapi i fundit dhe të pranojmë që jemi në anarki dhe shteti ka rënë. Futja e ushtrisë do të thotë që ne jemi shtet i mbaruar dhe i kanë rënë institucionet kryesore, që janë institucionet ligjzbatuese. Duhen shkundur këto institucione, Policia dhe Prokuroria. Ekziston një SHÇKB që maksimumi kap ndonjë polic që ka futur dhjetë mijë lekë në xhep, kur e ka krimin që e ka brenda! Nuk ka gjë të keqe të thuash që këtu ka policë të inkriminuar. Shkojnë te droga nuk e gjejnë drogën! Kush i lajmëroi?! Nuk mundesh dot t’i vësh gishtin arsyeve të atentatit, sepse ka disa pista. P.sh. Ervis Martianjt i doli emri edhe të dëshmia e Dumanit, që kishte porositur vrasjen e Indrit Dokles.

Këto grupet jo vetëm s’kanë frikë nga shteti, por janë futur luftë me njëri-tjetrin nga e cila nuk dalin dot. Këta ushtarët vriten për të arritur te 'koka' e organizatës. Kanë krijuar ushtri. Ka shumë të rinj që janë të lehtë për t’u rekrutuar. Kanë krijuar grupet e tyre paramilitare me të rinj maksimumi të moshës 25 vjeç, të cilët i përdorin për të ruajtur banesat, territoret. Janë larguar nga qendrat urbane për të mos qenë të ekspozuar, dhe kanë kaluar në qendra rurale. Rekrutojnë të rinj që patrullojnë, monitorojnë zonën. Janë këto lloj strukturash që janë bërë të frikshme dhe janë futur në hierarkinë e grupeve kriminale. Është situatë alarmante sepse nuk shikojmë shtetin asgjëkundi. Ka hallka që duhen prerë. Ne pamë që pas dëshmisë së Dumanit nuk u kap asnjë nga këta emra, por u kapën disa të planeve dytësore. Kush i lajmëroi, si ndodhi, pse ikin kaq shpejt?! Këta nuk ikin, sepse janë më të sigurt në Shqipëri.

Kam informacion që vrasja që ndodhi dje, fillimisht ka qenë e planifikuar edhe për Ervis Martianjn. Por përse nuk u gjet në makinë…Ishte planifikuar edhe vrasja e Visit, pavarësisht se ata ishin miqtë e ngushtë të tij. Edhe sa do vrasin për të vajtur te Visi. Apo do hedhin ndonjë bombë?! Se deri këtu ka arritur puna. Bien tre ushtarë rekrutohen 5 të tjerë. Kjo është situata, prandaj është alarmante. Ne e dimë, se ka fuqinë drejtori i përgjithshëm, e ka kryeministri”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy