Përfundon greva e doganierëve grekë, nga sot hapen pikat kufitare me Greqinë

Përfundon greva e doganierëve grekë, nga sot hapen pikat kufitare me Greqinë

Pas bllokimit 48 orësh, sot hapen të gjitha pikat doganore që lidhin Shqipërinë me Greqinë.

Sipas autoriteteve tona bëhet e ditur se Kapshtica i është rikthyer normalitetit për të siguruar qarkullimin e të gjitha automjeteve, autobusëve apo kamionëve.

Mëngjesi ka pasur fluks lëvizjesh kryesisht të kamionëve të transportit të mallrave.

Kujtojmë që një ditë më parë dhjetëra kamionë janë parkuar pranë kësaj pike për të kaluar prej orëve të para të mëngjesit drejt shtetit grek.

Sipas policisë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 348 në hyrje dhe 248 në dalje.

Për shkak të grevës së doganierëve grekë, në 4 pikat kufitare që lidhin vendin tonë me Greqinë u ‘paralizua’ qarkullimi i mjeteve, përveç emergjencave shëndetësore dhe këmbësorëve pa bagazhe.

Doganierët protestuan për kushte më të mira pune, paga më të larta e shtim personeli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy