Vatra e zjarrit në fshatin Riban, në Bashkinë Mallakastër, është përhapur ndjeshëm gjatë natës, duke rritur rrezikun që flakët të depërtojnë në masivin pyjor të fshatit Lofkend.
Në terren janë angazhuar pesë mjete zjarrfikëse nga Mallakastra, Fieri, Roskoveci, Berati dhe Kuçova, 30 efektivë të shërbimit zjarrfikës, 35 forca bashkiake, dy autobote uji, ndërsa pritet edhe mbërritja e 35–40 trupave të Forcave të Armatosura.
Sipas autoriteteve, ndërhyrja po vështirësohet për shkak të terrenit të thyer, bimësisë së dendur, shtrirjes së madhe të zjarrit dhe intensitetit të flakëve.
Për këtë arsye, vlerësohet si e domosdoshme ndërhyrja nga ajri për izolimin dhe vënien nën kontroll të vatrës së zjarrit.



