Një person i cili qëlloi me armë zjarri në drejtim të banesës së komshiut të tij, pas një konflikti për motive të dobëta, është vënë në prangat e policisë së Krujës.
Në kuadër të operacionit “On time”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. M., 18 vjeç, banues në fshatin Mazhe e Madhe.
I riu dyshohet se pas konflikteve të vazhdueshme me komshiun e tij ka qëlluar drejt banesës së këtij të fundit me armë zjarri duke kanosur atë dhe familjarët.
Pas kontrollit në afërsi të vendit të ngjarjes, shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe municion luftarak.



