Trazirat në Francë kanë detyruar Presidentin Macron të anulojë vizitën për në Gjermani. Kjo do të ishte vizita e parë shtetërore në Gjermani nga një president francez në 23 vjet dhe ishte planifikuar të zgjaste nga nesër deri të martën. Presidenca gjermane njoftoi se “Presidenti francez Macron foli sot në telefon me presidentin gjerman [Frank-Walter] Steinmeier dhe e informoi atë për situatën në vendin e tij. Presidenti Macron ka kërkuar shtyrjen e vizitës së tij shtetërore të planifikuar në Gjermani”. Steinmeier “i vjen keq për anulimin dhe e kupton plotësisht situatën në vendin tonë fqinj”, thuhet në deklaratë. Ende nuk është rënë dakord për një datë të re për udhëtimin.



