Balla betohet te Presidenti Begaj si ministër i Brendshëm

Balla betohet te Presidenti Begaj si ministër i Brendshëm

Në Institucionin e Presidentit u zhvillua ceremonia e betimit të z. Taulant Balla në detyrën e Ministrit të Brendshëm, para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Fillimisht u lexua formula e betimit: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikmëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave.” Me dorën në Kushtetutë, z. Balla u betua para Presidentit, për të vazhduar më pas me firmosjen e betimit. Në mbyllje të ceremonisë, Presidenti Begaj i dorëzoi z. Balla dekretin përkatës të emërimit dhe i uroi suksese të mëtejshme në detyrën e rëndësishme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy