Prenë dru në pyll, procedohen 9 persona në Korçë

Prenë dru në pyll, procedohen 9 persona në Korçë

Policia e Korçës ka proceduar penalisht 9 persona të cilët akuzohen për prerje të paligjshme të pyjeve. Sipas uniformave blu, shtetasit e proceduar janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në fshatrat Gjonomadh-Korçë; Dardhas-Pogradec; Vithkuq-Korçë; Arrëz-Devoll; Ersekë; Sovjan dhe Podgorie-Maliq, duke transportuar me mjete të ndryshme, si edhe poseduar në një ambient të tregtimit të drurit, sasi lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, e cila iu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë në kuadër të provës materiale është sekuestruar një sasi lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës.

Njoftimi i policisë:

Vijon zbatimi i planit të masave për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Gjatë muajit nëntor, u proceduan penalisht 9 shtetas për prerje të paligjshme të pyjeve. Sekuestrohet sasi lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, gjatë muajit Nëntor, kanë evidentuar dhe goditur 8 raste të prerjes së paligjshme të pyjeve dhe kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve: E.Xh., 29 vjeç; Xh. Ç., 21 vjeç; S. M., 57 vjeç; D. H., 35 vjeç; M. M., 25 vjeç; S. B., 73 vjeç; B. J., 38 vjeç; A. Ç., 52 vjeç dhe M. Ç., 37 vjeç.

Shtetasit e mësipërm, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në fshatrat Gjonomadh-Korçë; Dardhas-Pogradec; Vithkuq-Korçë; Arrëz-Devoll; Ersekë; Sovjan dhe Podgorie-Maliq, duke transportuar me mjete të ndryshme, si edhe poseduar në një ambient të tregtimit të drurit, sasi lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, e cila iu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Policia e Korçës, do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy