Matura shtetërore, Malaj: Është e pamundur rrjedhja e informacionit për tezat

Matura shtetërore, Malaj: Është e pamundur rrjedhja e informacionit për tezat

Zëvendësministrja e Arsimit, Nora Malaj, ka dalë para mediave për të folur për provimin e parë të maturës shtetërore, atë të gjuhës së huaj. Malaj hodhi poshtë mundësinë e rrjedhjes së informacionit për tezën e provimit.

“Në provimin e gjuhës së huaj morën pjesë 37 mijë maturantë. Monitorimi i provimit u be nga perfaqesues të Ministrisë së Arsimit. Ne mjediset e QSHA-së ka bllokues valesh dhe vijon te kete kete bllokues per korrigjimin e testeve. Godina ruhet 24 ore nga Policia e Shtetit. Është e pamundur rrjedhja e informacionit”, tha ajo.

Malaj tha se gjatë provimit të dy ditëve më parë janë identifikuar disa raste te maturanteve me celulare. 12 raste, 4 maturante ne Tirane. Ketyre maturanteve nuk do t’u njihen rezultatet e testit”, tha ajo.

Malaj theksoi se në rast të moszbatimit të rregullores, ndaj administratorëve do të merren masa të rrepta.

“Nese nuk zbatohet rregullorja, masa te rrepta ndaj shkelesve. 4 administratore te Gramshit dhe 1 ne Librazhd nuk kane zbatuar rregullat dhe per kete masa është per perjashtim nga puna. Administratoret te mos shkelin rregullat. Sot ka filluar kontrolli provimeve ne 5 qendra”, tha ajo.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy