Princi William merr dozën e parë të vaksinës anti-Covid

Princi William merr dozën e parë të vaksinës anti-Covid

Princi William mori dozën e parë të vaksinës anti-Covid këtë javë.

Duka i Kembrixhit, 38-vjeç, falënderoi stafin e NHS, ndërsa publikoi një foto duke iu injektuar vaksina.

Krahas fotos, Princi William shkruante: Të martën mora dozën time të parë të vaksinës anti-Covid. Për të gjithë që punojnë në aplikimin e vaksinave, faleminderit për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni.

Duka i cili u infektua me Covid-19 vitin e kaluar, nuk është i pari i familjes mbretërore që ka marrë vaksinën. Mbretëresha dhe Duka i ndjerë i Edinburgut morën dozën e parë të vaksinës anti-Covid në fillim të këtij viti, ndërsa Duka dhe Dukesha e Cornwall u vaksinuan në muajin shkurt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy