Kokalari: Humbja e opozitës nuk është për faj të Ramës, Berishën e fundosi koalicioni me Metën

Kokalari: Humbja e opozitës nuk është për faj të Ramës, Berishën e fundosi koalicioni me Metën

Evi Kokalari në një lidhje skype me emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV ka komentuar humbjen e thellë të të Sali Berishës në zgjedhjet loakle ku cilësoi si fajtorin kryesor koalicionin “Bashkë Fitojmë” me Ilir Metën. Ajo tha se Berisha nuk kishte asnjë dëshirë për të hapsur partinëe, por sipas saj bëri të kundërtën duke i marrë frymën për të mbajtur gjithçka nën kontroll.

Ka shumë arsye, unë personalisht ja kam vënë fajin më të madh koalicionit të tij me Metën, por gabimi ka nisur që në kuvendin e vitit të kaluar në të cilin pati manipulime të votës, më pas forumi i garës janë disa gjëra bashkë dhe u pa dukshëm se Berisha nuk kishte asnjë dëshirë për të hapur partinë por i mori frymën duke dashur të mbajë kontroll maksimal dhe njerëzit humbën besimin. Berisha nuk donte të rithemelonte PD, por donte të shpëtonte për problemet që kishte dhe ajo që e fundosi ka qenë koalicioni me Metën.

Në vijim ajo theksoi se nuk duhet të kishte hyrë me Metën në këto zgjehdje, por duhet të kishte negociuar me PD e Alibeaj.

Ai duhet të evitonte të shkonte me logon e Metës në këto zgjedhje sepse ky koalicion e fundosi. E këshillova që ai të dalë nesër në mëngjes në konferencë dhe të thotë se po prish koalicionin me Metën për këtë disfatë kaq të madhe. Duhet të shkoj në shpi me thënë të drejtën, ne ja dhamë të tëra e provuam, ai kishte goxha mbështetje, por e humbi atë nga koalicioni me Metën dhe zhgënjeu shumë njerëz. Kanë qenë të djathtët që se kanë votuar. Rama mund të ketë bërë lojëra me votën, por kur ti ke një opozitë të fortë, ai kundërshtari do luftojë tre herë. Humbja nuk është për faj të Edi Ramës. Duhet që Berisha të ndahet nga koalicioni me Metën për ti dhënë kurajë të gjithëve në PD.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy