Hapet tuneli i Murrizit, Balluku: Krenari për infrastrukturën shqiptare

Hapet tuneli i Murrizit, Balluku: Krenari për infrastrukturën shqiptare

Pas afro 6 vitesh punë, Tuneli i Murrizit, i cili pritet të shkurtojë në më pak se dy orë distancën mes Tiranës dhe Dibrës, është funksional. Me një gjatësi preJ 3,78 kilometrash, tuneli është një segment kyç i Rrugës së Arbrit dhe pritet të ketë impakt në zhvillimin ekonomik të zonës si dhe inkurajimin e turizmit.

Përurimi i tij në Ditën e Verës mblodhi mijëra dibranë, të cilëve iu bashkua edhe kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Ministrja Balluku tha se punimet për tunelin janë plotësuar sipas të gjitha parametrave.

“Sot hapet tuneli i Murrizit prej 3.8 km i gjatë. Është plotësisht i përfunduar në të gjithë komponentët e tij dhe ana ndërtimore dhe elektromekanike. Gjithçka është funksionale. Kemi bërë testet mbrëmë deri natën vonë. Nga ana tjetër, edhe trupa e Policisë Rrugore e ka marrë tashmë detyrën për monitorimin. Gjithashtu, këtu ndodhen të vendosura njësitë e zjarrfikësve dhe gjithçka është ashtu siç duhet. Në krahun tonë të djathtë kemi tunelin paralel që është tuneli i emergjencës. Sipas Kodit Rrrugor çdo tunel mbi 500 m ka nevojë që të ketë tunelin e emergjencës. Ka 11 hyrje dhe dalje tuneli i emergjencës. Gjithçka është sipas parametrave. Në tunelin e emergjencës vazhdojmë me disa punime të fundit, por që ndërkohë janë të dy operacional. Nuk parashikohet të ketë asnjë ndërprerje më të trafikut, duke qenë se siç jeni dhe ju në dijeni e kemi mbajtur deri në detaj të fundit të mbyllur sepse ky tunel ka pasur vështirësitë e tij, duke nisur nga gjeologjia dhe projektimi dhe gjithçka tjetër. Por mund të themi që është një nga pjesët e krenarisë së infrastrukturës shqiptare. Është një vepër arti, duke qenë se tuneli është i gjithi i blinduar në hekur, përndryshe nuk do të qëndronte. Ne në këto momente nuk po kalojmë në një tunel të gërmuar siç është rasti i Llogarasë, por po kalojmë në një tunel, i cili është i blinduar i gjithi në hekur si një unazë hekuri”, tha Balluku.

"Gjatë rrugës që keni ardhur sot keni parë dhe pjesën e skarpateve të shkalles së Tujanit plotësisht të përfunduar. Ne i kemi shtuar një pjesë tjetër vitin e kaluar rrugës së Arbrit, duke i vendosur dhe një segment të ri që është segmenti nga Maqellara në Peshkopi. Unë e kam inspektuar dje kështu që në muajin prill ne do kemi mundësi që ta dorëzojmë", shtoi ajo.

Balluku tha se ky investim është krenari të infrastrukturës shqiptare.

Me një gjatësi rreth 74 km, Rruga e Arbrit do të bëhet një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim.

Ky aks ka në total 7 tunele, me gjatësi totale 8,5 km.

Puna për Tunelin e Murrizit ka nisur në maj të vitit 2019, por ka marrë kohë për shkak të vështirësisë së gjeologjisë së zonës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy