Vora, “parajsa” e bandave. Harta e ngjarjeve të pazbardhura

Vora, “parajsa” e bandave. Harta e ngjarjeve të pazbardhura

Vora ka patur një aktivitet të shtuar kriminal në fushën e grabitjeve për shkak të përqëndrimit të bizneseve në këtë zonë industriale, disa grabitje ende nuk janë zbardhur, por dyshimet janë që në këtë zonë operojnë edhe grupe të tjera kriminale.

Sipari i grabitjeve nis më 17 shkurt të 2015­s, ku persona të armatosur dhe të maskuar, grabitën zyrat qendrore të një biznesi në rrugën dytësore Tiranë­-Durrës.

Tre muaj më vonë një makinë e shërbimit të sigurisë fizike që transportonte paratë e një qendre tregtare, grabitet po nga persona të armatosur.

Më 30 qershor 2016 çahet rrethimi i Aeroportit të Rinasit, ku autorët grabiten paratë që po transportoheshin për në avion.

Më 9 shtator 2016, grabitet kasaforta e një firme ndërtimi nga persona të armatosur gjatë natës, ndërsa vetëm 3 javë më parë u grabitën paratë e një firme sheqeri në hyrje të Vorës.

Duke parë të gjitha rastet e grabitjeve, aktiviteti shtrihet në një gjatësi prej 30 kilometrash, territor i cili ndahet në juridiksionin e 2 komisariateve, atij të Kombinatit dhe Komisariatit të Vorës, i cili funksionon si i tillë prej 1 viti. 

Përveç zbulimit të 2 supergrabitjeve dhe hetimeve në rrugë të drejtë për zbardhjen e grabitjes brenda Aeroportit, në një hark kohor prej 2 vjetësh, 4 grabitje të tjera të ndodhura në këtë zonë mbeten pa autor.

Burime policore thonë se nuk përjashtohet mundësia që në këto grabitje të pazbardhura të jenë të përfshirë personat e arrestuari se fundmi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy