
Banorët e një pallati në lagjen numër 10 në Durrës, i dëmtuar nga tërmeti, refuzojnë të dalin nga banesat për t’i hapur rrugë punimeve për rikonstruksion të tij. Ata thonë se nuk kanë vend tjetër ku të qëndrojnë dhe se punimet të kryhen edhe pa dalë ata jashtë.



