Zgjedhjet e mesit të mandatit, Papa: Fitorja më e madhe ishte që u pushua nga puna Nensi Pelosi

Zgjedhjet e mesit të mandatit, Papa: Fitorja më e madhe ishte që u pushua nga puna Nensi Pelosi

Fitorja më e madhe që sollën zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, sipas gazetarit Robert Papa, është fakti se pushoi nga puna lideren e demokratëve në Kongres. Në studion e lajmeve të MCN TV, përmes një lidhjeje nga SHBA, Papa tha se pavarësisht se nuk u realizua ajo që pritej të bëhej dallga e kuqe, republikanët kanë kontroll mbi presidentin Biden.

Fitorja kryesore për popullin amerikan dhe republikanët është se pushohet nga puna Nensi Pelosi, 82-vjeçare, që ishte kthyer në pengesë dhe nxitëse e ekstremit të majtë të demokratëve me ligje të ndryshme në dëm të ekonomisë amerikane. Nuk patëm dallgën e kuqe, por ky është rezultati që republikanët do të kenë kontroll ndaj presidentit. Qeverisja funksionon kështu: çdo ligj nis nga Kongresi, kalon në Senat pastaj te presidenti. Presidenti duke mos pasur të paktën një dhomë, është i bllokuar.

Ndërsa pritet zëvendësimi i Nensi Pelosit në drejtimin e Kongresit, emrat që diskutohen janë disa. Papa tha se nuk përjashtohet mundësia e një drejtuesi që nuk është pjesë e Kongresit.  

Kushtetuta amerikane ka një klauzolë që spiker mund të zgjidhet edhe dikush që nuk është kongresmen. Ka dalë një kandidaturë si Zelding, i cili solli atë dallgën e kuqe në Nju Jork.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy