Një shpërthim i madh është regjistruar në një fabrikë kimike ruse, duke lënë të vdekur një person dhe plagosur më shumë se 6 të tjerë.
Pesë burra dhe dy gra kanë pësuar “djegie kimike” të tmerrshme në trup.
“Kur filloi zjarri, njerëzit dolën jashtë, duke hequr rrobat e tyre sepse po digjeshin të gjallë”, tha një burim për Tsargrad Rostov.
Incidenti thuhet se ndodhi në një seksion të fshehtë të uzinës kimike Kamensky e cila punon për industrinë mbrojtëse ruse.
Fabrika njoftoi se kishte ndodhur një zjarr rreth orës 20:00 të enjten në mbrëmje dhe vetëm sot ishte bërë e ditur.
Raportet e para sugjeruan se shpërthimi erdhi nga një problem me instalimet elektrike e cila shkaktoi reaksion kimik dhe shpërtheu.
Banorët në Kamensk-Shakhtinsky, rajoni i Rostovit thanë se kishte një erë të pakëndshme kimike në ajër.



