
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa përgjatë relieveve malore në veri e lindje vranësira të pakta hera –herës deri mesatare kalimtare.
Reshjet e shiut pritet të jenë prezente, në veri e verilindje në formë pikash nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Priten reshje të dobëta të shoqëruara me shtrëngata lokale në qarqet Shkodër dhe Kukës. Në qarqet Dibër, Lezhë, Elbasan dhe Korçë priten reshje të dobëta, ndërsa në qarqet e tjerë nuk priten reshje.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 24 / 36 °C
në vendet e ulëta: 23 / 37 °C
në vendet malore: 18 / 32 °C



