Vazhdojnë protestat në Kanada, qeveria urdhëron kamionistët të largohen

Vazhdojnë protestat në Kanada, qeveria urdhëron kamionistët të largohen

Manifestuesit të cilët protestojnë kundër masave anti-covid, kanë bllokuar prej pesë ditësh pjesën e autostradës me më shumë trafik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë. Situata ka ngjallur shqetësime për faktin se protesta mund të përhapet dhe në territorin amerikan.

Dhe pas urdhërit të një gjykatësi që kamionistët të lirojnë menjëherë rrugën, qindra persona mes të cilëve dhe familje me fëmijë, vazhdonin ende të qëndronin aty duke protestuar kundër masave anti-covid.

Kryeministri kanadez siguroi presidentin amerikan Joe Biden se do të zgjidhte shumë shpejt krizën që po i kushton tregtisë mes dy vendeve rreth 300 milionë dollarë në ditë.

Graphic showing stats about the Ambassador bridge between Canada and the US

Por pavarësisht kësaj në orët e para të mëngjesit kishte ende protestues që bllokonin rrugën kryesore mes Kanadasë dhe SHBA. Disa prej tyre mbanin në duar flamuj kanadezë dhe hidhnin fishekzjarre.

Agjentët e policisë shpërndanë fletushka me anë të të cilave paralajmërohej se ata që do të vazhdonin të bllokonin rrugën do të gjobiteshin, arrestoheshin dhe do i sekuestrohej kamioni apo automjeti.

Pavarësisht paralajmërimeve, shumë kamionistë kanadezë u shprehën se nuk kishin ndërmend të ktheheshin në shtëpi. Protesta e tyre ka prekur ndjeshëm dhe industrinë automobilistike duke detyruar kompani të mëdha të mbyllin fabrikat dhe të reduktojnë prodhimin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy