Manastirliu: Javën tjetër nisim vaksinimin masiv

Manastirliu: Javën tjetër nisim vaksinimin masiv

Nga Kamza, ku po vaksinohen sot një grup arsimtarësh, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se po përgatitet nisja e vaksinimit masiv javën e ardhshme.

“Vaksinat jemi duke i blerë nëpërmjet distributorit të autorizuar dhe besoj nga java tjetër do të nisim vaksinimin masiv”, tha ajo.

Një fushatë e tillë edhe sipas kryeministrit mbetet ambicie, sidomos sa u takon të moshuarve.

E kam në majë të gjuhës, por do ta mbaj edhe pak fare, për gjyshërit dhe gjyshet, të cilat janë pika e dobët e çdo familje nga pikëpamja e dashurisë dhe përkujdesit, por edhe nga pikëpamja e shëndetit janë pika e dobët. Fillimi i vaksinimit masiv për gjyshërit dhe gjyshet është fiksimi, ambicia dhe gjithë qëllimi i vajtjes time në punë gjatë gjithë kësaj periudhe, me ndihmën e Zotit, të miqëve dhe këmbënglujen tonë, besoj që lajmi i mirë do të dalë nga goja më në fund, edhe pak fare”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 52 050 doza të vaksinës ndaj COVID19.

Vaksinimi nisi fillimisht me personelin shëndetësor, më pas me një kategori të moshuarish, farmacistët dhe aktualisht mësuesit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy