Gruaja mban burrin të vdekur në banesë prej ditësh (VIDEO)

Gruaja mban burrin të vdekur në banesë prej ditësh (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “1 maji” në qytetin e Vlorës, ku trupi i pajetë i Llazar Prengës është mbajtur për ditë me radhë pas vdekjes nga e shoqja në banesë.

Valentina Prenga ka mbajtur trupin e burrit në shtëpi dhe nuk ka njoftuar askënd që ai ka ndërruar jetë dhe ende nuk dihet arsyeja e vdekjes.

Ajo që është më e rëndë është fakti se policia e shtetit ka shkuar sot në banesë dhe gruaja nuk hapte derën. Kjo e fundit ka shqyer derën kryesore, ka hyrë brenda dhe ka gjetur trupin e pajetë të Llazar Prengës 74 vjeç.

Dyshohet se Llazar Prenga ka vuajtur prej vitesh nga një sëmundje e rëndë, ndërsa edhe gruaja ka patur probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy