Nutricionistja dhe farmacistja Eriona Xhaferraj tregon shkaktarët e akneve

Nutricionistja dhe farmacistja Eriona Xhaferraj tregon shkaktarët e akneve

Nutricionistja dhe farmacistja Eriona Xhaferraj flet për aknet dhe shkaktarët e tyre.

Duke folur për emisionin “Zgjohu me MCN”, Xhaferraj deklaroi se vendi i pozicionimit të akneve shpesh na tregon se kush është origjina e problemit dhe se puçra në vetvete është inflamacion.

Sipas saj, në momentin që kemi një sasi të lartë testosteroni dhe estrogjeni shkaktohen akne, pasi prodhohet shumë yndyrë kur kemi prani të lartë hormonesh mashkullore.

Trajtimi i akneve nuk është thjesht një koncept se ekziston një medikament magjik që do e aplikoj dhe do të zhduken.

Ka forma të ndryshme aknesh dhe dermatologët i diagnostikojnë pacientët, por faktorët kryesorë mbeten mosmenaxhimi i stresit.

Sidomos kur kemi prani të lartë të sheqerit dhe rezistencë ndaj insulinës.

Dhe në momentin kur flora jonë bakteriale nuk ushqehet shëndetshëm por me ushqime të procesuara, atëherë do kemi problem.

Shqetësim bëjnë ushqimet me karbohidrate dhe ato të përpunuara, të cilat prishin ambientin e florës bakteriale.

Nuk është një ushqim specifik që ndihmon, por çdo zarzavat dhe frut është shumë i pasur me vitaminat që ka trupi ynë.

Aknet janë të lidhura me sheqerin, jo me çokollatën se çokollata e zezë ka shumë antioksidantë në vetvete.

Pastrimi i akneve duke i shtrydhur vetë në shtëpi, lë si pasojë shenja.

Larja është shumë e domosdoshme se do largojë sasinë e yndyrës dhe do largojë qelizat e vdekura.

Më e mira është që fytyra të lahet me ujë të vakët, se në momentin që përdorim ujë të ngrohtë fuqizojmë më shumë bakteret.

Edhe aloe vera ka shumë dobi për fytyrën.

Xhaferraj shtoi se në momentin që aknet shfaqen në adoleshencë, tregon se ka një prani shumë të madhe hormonale dhe në momentin që trupi ynë nuk e detoksifikon dot, e nxjerr në lëkurë.

Ajo tha se shfaqja e akneve pas moshës 20-vjeçare vjen kryesisht nga stresi dhe me traktin tretës si dhe mënyrën se si ne ushqehemi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy