Politologu Ilir Kalemaj thotë se opozita e fragmentuar mund të fitojë zgjedhjet vetëm nëse krijon frymë, bind elektoratin gri dhe hap listat. Në studion e MCN Live, Kalemaj tha se grupimi i opozitës nën një sigël dhe me lista të hapura i jep asaj një shans për të ardhur në pushtet.

Unë mendoj që opozita është ende në lojë. Arritën të marrin rreth 500 mijë vota në zgjedhjet lokale. Politika po shkon drejt bipolaritetit, ndaj mund të themi që e kalon kufirin psikologjik të 600 mijë votave. Por kjo nuk mjafton për të mundur Partinë Socialiste. PS është 150 mijë vota më sipër. Problemi është çfarë do të bëjë opozita për të marrë votën gri.

Me anën organizative nuk e mund dot PD, por me frymë, nëse ka, po. Ky sistem nuk është sistem demokratik. Por pavarësisht kësaj, opozita mund ta maksimizonte. Nëse PD arrin të dalë me një koalicion, sigël të vetme, dhe të lejojë listat e hapura, është e vetmja mënyrë për t’i motivuar njerëzit. Në këtë skenar mund të ketë një shans.

Kalemaj tha se pas humbjes së vulës, nga Basha pritej dalja me një parti të re.

Lulzim Basha ka pasur disa herë shansin si askush tjetër në politikën shqiptare në 30 vite dhe e ka humbur. Asgjë nuk i ka funksionuar te ai, as strategjia politike, as mbajtja e lidhjeve politike me njerëzit. Kupola drejtuese e PD e braktisi që ditët e para. Unë prisja që ditën që u mor vendimi i vulës të shprehej për krijimin e një partie të re me një logo të re. Prisja distancimin nga “trekëndëshi i Bermudës”. Fakti që doli dhe tha po e çoj për rekurs këtë gjë, tregon se ai po humbet tempin. Mund të numërohen me gishtat e njërës dorë ata që i mbeten në krah.