“Mbyll çështjen e gruas së kryeministrit nëse do të bëhesh kryeprokurore”

“Mbyll çështjen e gruas së kryeministrit nëse do të bëhesh kryeprokurore”

Një ofertë për pushtet dhe karrierë në këmbim të mbylljes së një çështjeje ku përfshihet gruaja e kryeministrit. Një bashkëpunëtor i afërt i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, dyshohet se i ka ofruar një gjykatëseje postin e prokurorit të përgjithshëm. Kjo me kushtin që të mbyllte çështjen në ngarkim të gruas së kryeministrit, Sara Netanjahu (në foto), e cila akuzohet se i ka vënë fondet publike në shërbim të familjarëve të saj.

Sipas mediave vendase, Nir Hefetz, ish-zëdhënës i Netanjahut, i ka ofruar gjykatëses Hila Gerstl pozicionin e kryeprokurorit, me kushtin që ajo ta përdorë këtë post për të penguar procedurat e mundshme ligjore ndaj çiftit Netanjahu për përdorimin e fondeve publike për interesa private.

Detajet e përfshirjes së Hefetz u zbuluan të martën në mëngjes nga gazetari Ben Caspit në Maariv dhe u konfirmuan pjesërisht nga Policia e Izraelit, e cila deklaroi se Gerstl kishte dëshmuar për këtë çështje - si dëshmitare dhe jo si e dyshuar.

Në atë kohë (viti 2015) Gerstl ishte një kandidate kryesore për postin e Prokurorit të Përgjithshëm . Asaj i është përcjellë kjo ofertë nëpërmjet një bashkëpunëtori të saj, Eli Kamir, një ish-gazetar që vazhdoi të ishte një konsulent strategjik në emër të një numri të madh politikanësh dhe biznesesh.

Gerstl në atë kohë e refuzoi ofertën, por nuk e njoftoi kurrë policinë apo prokurorinë për këtë përpjekje.

Në atë kohë, ajo ishte në garë me dy juristë të tjerë për këtë post. Judge Ofer Grosskopf, tani kandidat për në Gjykatën e Lartë dhe Mendelblit, i cili është aktualisht Prokuror i Përgjithshëm.

I pyetur nga Haaretz nëse edhe ai e ka marrë një propozim të tillë, Mendelblit u përgjigj negativisht.

Sara Netanjahu u padit në shtator 2017 për mashtrim dhe abuzim me fondet shtetërore. Rasti në fjalë ka të bëjë me punësimin e një kuzhinieri dhe kujdestari për babain e saj. Rrogat e dy punonjësve dhe shpenzimet ushqimore janë përballuar nga fondet shtetërore. / Haaretz / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy