Trump nuk heq dorë nga muri me Meksikën: Mund të shpall emergjencën kombëtare

Trump nuk heq dorë nga muri me Meksikën: Mund të shpall emergjencën kombëtare

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se do të shpallë gjendjen e emergjencës kombëtare, për të ndërtuar murin në kufirin me Meksikën edhe pa miratimin e Kongresit.

Deklarata e tij erdhi pas takimit me krerët e demokratëve, të cilët refuzuan të votonin buxhetin për ndërtimin e murit.

Trump ka thënë se është i përgatur për një mbyllje të pjesshme të qeverisë që mund të zgjasë me vite. Aktualisht, qeveria amerikane është në javën e tretë të mbylljes.

Rreth 800 000 punonjës federalë punojnë pa rrogë që prej 22 dhjetorit.

Takimi  i së premtes me demokratët

Presidenti republikan fillimisht foli për një takim produktiv, pas përfundimit të mbledhjes 90-minutëshe me demokratët në Shtëpinë e Bardhë.

Por kur u pyet nëse ka ndërmend të përdorë pushtetin presidencial për të shmangur miratimin e Kongresit për buxhetin e murit, Trump u përgjigj pozitivisht.

“Mund ta bëj. Ne mund të shpallim emergjencën kombëtae dh eta ndërtojmë murin shumë shpejt. Kjo është një tjetër mënyrë për ta bërë”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy