Hysen Hysaj, nënprefekt i qarkut të Shkodrës, duke folur në edicionin e lajmeve në Mcn Tv bëri me dije se në qarkun e Shkodrës të gjitha rrugët janë të zhbllokuara, përveç rrugës së Prekalit. Hysaj bëri me dije se në këtë rrugë ka një shembje dhe duhet të ndërhyhet për të bërë një devijim rrugë. Po ashtu ai tha se është zhbllokuar rruga nga Tamara drejt Vermoshit, dhe ka pasur ndërprerje të përkohshme qarkullimi në Bogë-Qafë Thore.
“Jam duke zbritur nga Vermoshi. Kam monitoruar rrugën ku kemi patur probleme të mëdha mbrëmë, aksi Selcë-Qafë e Bërdelecit, ku ishte pothuajse totalisht e ngrirë rruga, dhe falë ndërhyrjes së tre borëpastruesve të firmës që e ka nën mbikëqyrje, u bë e mundur që në mëngjes të zhbllokohej rruga nga Tamara drejt Vermoshit. Në Bogë-Qafë Thore, ku për momentin trashësia e borës ka shkuar deri në 1 metër. Ka patur ndërperje të përkohshme të qarkullimit, për t’u dhënë kohë borëpastrueseve për të pastruar rrugën dhe kriposur, por qarkullimi vazhdon normalisht.
Një problem është në rrugën drejt Prekalit, ka një shembje në rrugë dhe po punohet për të gjetur një alternativë tjetër. Është gjithë ajo shembje dhe duhet të ndërhyhet për të bërë një devijim rrugë. Nuk e monitorojmë ne Rrugën e Kombit, e kanë prefektura të tjera, dhe s’mund të jap informacion të saktë. Në qarkun e Shkodrës të gjitha rrugët janë të zhbllokuara, përveç rrugës së Prekalit. Kishte disa probleme me energjinë elektrike në Malësinë e Madhe, Dukagjin, por falë ndërhyrjes së OSHEE janë riparuar deri në darkë, dhe s'ka pasur asnjë fshat pa energji elektrike”.



