Mbledhja në PD/ Alibeaj: Për bashkimin e PD-së, nuk duhet të ketë procese të nxituara!

Mbledhja në PD/ Alibeaj: Për bashkimin e PD-së, nuk duhet të ketë procese të nxituara!

Në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj është shprehur për media se nuk mund të bëhet pjesë e proceseve të nxituara për atë që sipas tij, quhet bashkim i PD-së.

Alibeaj tha se është i nevojshëm një proces i certifikuar zgjedhjesh në baza që PD të bashkohet dhe jo procese të nxituara.

Procese që duhet të japin sinjale të forta bashkimi. E kemi detyrim që të operohet në këtë mënyrë. Secili nga deputetët, o të ketë mundësinë të japë sugjerime, ta përpunojë dhe në një moment të dytë të konkludojë në një mbledhje të dytë.

Dua të tregoj se edhe sikur një hapësirë e vogël të jetë do të duhet ta eksplorojmë. Pati edhe modalitet për një Kongres Pajtimi por kjo ishte zgjidhja finale sot. Dy pikat: Procesi i njëanshëm është i padobishëm dhe e dyta një proces i përbashkët i certifikuar zgjedhjesh nga baza”, është shprehur Alibeaj.

Përsa i përket çështjes së tërheqjes së ankimimeve, Alibeaj tha se është një e drejtë kushtetuese.

Kam qenë këtu para dy javësh ditën kur u dha vendimi që ishte një vendim i marrë në mënyrë të paligjshme, në shkelje ligjore dhe konflikt interesi. Këtu isha dhe deklarova se kam bërë ankimim që është një e drejtë kushtetuese. Besoj që një parti që synon qeverisjen kurrsesi nuk i jep shërbim njerëzve të mos respektojnë gjykatën. Deri në momentin sa të shprehet gjykata do të eksplorojmë çdo mundësi për të bashkuar demokratët. Nëse gjejmë bashkimin s’kemi nevojë për bashkim”, theksoi ai.

Por si u përgjigj Alibeaj për deklaratat e Sali Berishës?

Këtë historinë e mosnjohjes do doja mos e thoshte Sali Berisha qoftë dhe për faktin nëse ka sinqeritet për bashkim apo jo. Unë e kam thënë që në momentin e parë që nuk jam për të mbyllur dyert, ama për të eksploruar rrugët e zgjidhjes nuk vendos kushte. T’i thuash demokratëve që procesi i njëanshëm që po vijon ky nuk është kusht. Tu thuash demokratëve që nuk duhet të bashkohemi me fjalë të bukura, por një bashkim i ndjerë, ky nuk është kusht. Kush të dojë të kandidojë le të kandidojë, le të fitojë më i miri”, përfundoi Alibeaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy