Ndezën zjarr dhe dogjën sipërfaqe të mëdha toke, procedohen dy persona në Himarë

Ndezën zjarr dhe dogjën sipërfaqe të mëdha toke, procedohen dy persona në Himarë

Policia e Himarës ka proceduar penalisht dy persona, Ç. Xh. dhe S. J.  që ndezën zjarret nga përhapja e të cilëve u dogjën sipërfaqe toke me ullinj dhe shkurre në fshatrat Kallarat dhe Qeparo.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi: Himarë/Policia identifikon autorët e 2 rasteve të zjarrvënieve në fshatrat Kallarat dhe Qeparo.

Procedohen penalisht 2 shtetasit që ndezën zjarret nga përhapja e të cilëve u dogjën sipërfaqe toke me ullinj dhe shkurre.

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

Ç. Xh., banues në Himarë, pasi duke pastruar tokën, ka ndezur zjarr për djegien e disa barishteve, në fshatin Kallarat, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me shkurre;

S. J., banuese në Himarë, pasi ka ndezur zjarr për të djegur mbeturina, në fshatin Qeparo, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur disa pemë ulliri, në pronësi të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy