Urimi i Rudina Hajdarit për vëllain:Azemi lë shenjë në jetët e atyre që prek e takon

Urimi i Rudina Hajdarit për vëllain:Azemi lë shenjë në jetët e atyre që prek e takon

Deputetja e Partisë Rudina Hajdari ka ndarë me ndjekësit e saj në mesazh emocionues drejtuar vëllait të saj të vogël.


Vëllai i saj, i cili mban emrin e babit, Azem Hajdari, ka ditëlindjen, ndërkohë që Rudina ka zgjedhur ta uroj me një foto ku shihen të dy të përqafuar. 


"Ashtu si babi, Azemi lë shenjë në jetët e atyre që prek e takon" shkruan deputetja, e cila sheh një shëmbëlltyrë të të atit në sytë e vëllait të vogël.


"Unë jam e bekuar sepse nuk kam thjesht dy vëllezër por kam mbi të gjitha dy shokë për kokë. Bashkë qeshim e qajmë gjithë çfarë na sjell jeta, sido ta sjellë ne jemi bashkë. Sot, Azemi, vëllai i vogël, ka ditëlindjen dhe dua ti uroj çdo motre në Shqipëri që ti qëllojë një vëlla si Azemi. I dashur, i mirë, i fortë kur duhet forcë e i butë kur duhet qetësi. Ashtu si babi, Azemi lë shenjë në jetët e atyre që prek e takon.
Gëzuar i miri i motrës!
Jam krenare për ty! 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy