Kriza në sektorin hekurudhor pranohet dhe nga vetë drejtuesit e tij. Në një intervistë për TvT, drejtori i Drejtorisë së Hekurudhave Shqiptare, Ani Dyrmishi, thotë se vetëm gjysma e rrjetit hekurudhor është funksionale.
“Enti hekurudhor i Shipëerisë përbëhet nga 420 km linjë hekurudhore nga të cilat aktualisht në funksion janë 235 km, pasi i ka disa arsye që pjesa tjetër nuk i është në funksion.
Aktualisht ne operojmë me linjen hekurudhore Vlorë-Ballsh , Durrës-Kashar , Durrës-Shkodër, përsa i përket transportit të pasagjerëve ndërkohëqë dy muajt e fundit kemi pasur edhe disa probleme edhe me rënien e tërmetit të dates 26 nëntor ku na janë dëmtuar Ura e Ishmit dhe Ura e Rrogozhinës dhe kjo ka qenë edhe një arsye që kemi pasur një kufizim të lëvizjes së trenave të udhetarëve”.
Pa ndihmën e shtetit Hekurudha e ka të vështirë të paguajë punonjësit.
“Ne subvensionohemi nga shteti me një pagesë prej 400 milion lekë të vjetra në muaj dhe disa të ardhura të tjera që na vijnë si pasojë e transportit të mallrave që ne kryejmë me operatorët e trenit dhe me këto dy lloje burimesh të ardhurash në mundohemi që të mbyllim edhe pagesat e pagave , sigurimeve dhe debitit që mund të kemi të trashëguar nga vitet e tjera”.
Sipas kreut të hekurudhës një zhvillim i rëndësishëm është edhe përfundimi i procedurave tenderuese përsa i përket rehabilitimit të linjës hekurudhore Rinas -Tiranë, Durrës.



