“Baleti” i makinave në Rrugën e Kombit / Ekspertët drejtojnë gishtin nga koncesionari i mirëmbajtjes

“Baleti” i makinave në Rrugën e Kombit / Ekspertët drejtojnë gishtin nga koncesionari i mirëmbajtjes

Prezenca e ngricave në Rrugën e Kombit në ditët e para të janarit dhe mungesa e ndërhyrjes se koncesionarit për të pastruar rrugën bëri që mbi 20 automjete të aksidentohen, përfshirë edhe dy mjetet të kompanisë nënkontraktore Salillari. Të shumta ishin reagimet e qytetareve, të cilët fajësonin koncesionarin “Kastrati” për mirëmbajtjen e rrugës. Madje disa prej tyre akuzat i kishin drejtpërdrejt për biznesmenin Shefqet Kastrati, të cilat i manifestuan edhe në vendosjen e banderolave.   

 

Ekspertët e sigurisë rrugure sjellin në vëmendje dy nenet që detyrojnë koncesionarin të kryejë mirëmbajtjen e rrugës. Për ekspertin Artur Sulçe, shmangia e koncesionarit për të mos kryer pastrimin e rrugës nga akulli dhe ngricat, lidhet me marredhenien qe kompania ka me entet shteterore.

 

“Në bazë të nenit 14 dhe 37 të Kodit Rrugor është i detyruar ta mirëmbajë ai që e ka në koncesion dhe është i detyruar t'i përgjigjet. Pse i shmanget koncesionari: mund të jetë "vëllai" i qeverisë. Për aq kohë sa unë të jap ty një koncesion që nuk e meriton, është normale që të bëjë favore të tjera”.

 

Eksperti Islam Qibini shpjegon për MCN, se çfarë ndodh kur nuk hidhet kripë për shkrirjen e dëborës apo akullit. Ky proces sipas tij është detyrë e koncesionarit, i cili duhet të marrë masa për pastrimin e rrugës. 

 

“Bashkëpunim midis Polcisë Rrugore dhe entit pronar të rrugës. Koncesionari duhet të marre masa të hidhet kripë për shkrirje dëbore, akulli, me qëllim që të ketë koeficient fërkimi për të qarkulluar. Rrezikshmëria e madhe sepse ulet forca e fërkimit midis gomave dhe rrugës dhe për këtë arsye drejtuesi i mjetit nuk e drejton dot mjetin”.

 

Katër ditë më parë, policia e Korçës procesoi në gjendje të lirë Bledi Hoxhallarin, administratorin e kompanisë që mirëmbantë aksin Maliq-Lozhan, pasi nuk ka ofruar shërbimin për pastrimin e rrugës. Ndërkohë, në Rrugën e Kombit ende deri tani nuk ka asnjë të proceduar, qoftë nga koncesionari Kastrati, apo firma nënkontraktore Salillari. 

 

Sjellim në vëmendje se Rruga e Kombit është aksi i parë në të cilin lëvizja kryhet kundrejt pagesës prej 5 eurosh, vetëm për një lëvizje, ndërsa vajtje ardhje kjo tarifë shkon në 10 euro, për autoveturat. Për mjetet e tjera të tranportit si autobusë apo kamionë mallrash, kjo pagesë është shumë e lartë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy