Metformina, një medikament i përshkruar gjerësisht për diabetin, zvogëlon me të paktën 40% mundësinë që një pacient me Covid-19 të ketë nevojë për shtrimin në spital dhe të vdesë.
Ulja e rrezikut shkon në 50% nëse ilaçi jepet herët në fazën e hershme të simptomave, tregon një studim i ri.
Shkencëtarët, të udhëhequr nga asistent profesoresha Caroline Bramante e Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Minesotës, SHBA, e cila bëri publikimin përkatës në revistën mjekësore amerikane “New England Journal of Medicine”, studiuan 1323 të rritur të moshës 30-85 (mosha mesatare 46 vjeç) të cilët ishin të gjithë mbipeshë ose obezë, me një indeks të masës trupore më shumë se 25, duke përfshirë gratë shtatzëna 6%, shumica të vaksinuar, por edhe të pavaksinuar.
Pacientët u ndanë në mënyrë të rastësishme në grupe të ndryshme dhe morën ose vetëm metforminë ilaçin anti-diabet, vetëm ivermectin (paraziticid), ose vetëm fluvoxamine (antidepresiv), tre ilaçe për sëmundje të tjera, por me aktivitet të mundshëm kundër koronavirusit.
Studimi ynë tregoi se metformina mund të zvogëlojë gjasat që një pacient të përfundojë në urgjencën e spitalit ose të shtrohet në spital për shkak të Covid-19.
Në të kundërt, nuk u gjet asnjë efekt pozitiv nga administrimi i ivermectin ose fluvoxamine. Nga ana tjetër, asnjë nga tre barnat as metformina nuk e parandaloi uljen e oksigjenit në gjak.



