
Eksperti i ekonomisë Elvin Meka tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Economy se rritja ekonomike e vendit në nivelin 4 % është e mirë po nuk garanton rritjen e mirëqenies së qytetarëve.
Pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë për deri në fund të vitit 2025 ose fillimin e 2026 projektojnë një inflacion diku rreth 3%, nëse do ta shtojmë këtë 4 % të projektuar në rritje reale në ekonomi do të shkojmë në shifrën mbi 6.5% . Përbën një shifër të mirë nisur dhe nga stadi i zhvillimit ekonomik por asaj çfarë ndodh në rajon dhe më gjerë nisur nga rreziqet gjeopolitike dhe tensionet tregtare se ende jemi në pritje se çfarë do shpaloset pas datës 9 korrik ku SHAB ka vënë afat për rishikimin e tarifave ndaj BE, në një situatë të tillë nëse do mund të projektojmë një rritje ekonomike reale në 6$ është rritje e mirë.
Këtë rritje ekonomike 3-4% nuk garantojnë një rritje të mirëqenies. Nuk ka ndikim të ndjeshëm dhe të fortë në të gjithë shtresat e popullatës. Për mënyrën si funksionon ekonomia shqiptare dhe si shpërndahet kjo rritje, për fat të keq mbetet te pjesa e personave të pasur.
Më mirë 4% sesa 3% 2% apo 2.5%.



