Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte në Kryeministri, presidentin izraelit Isaac Herzog.
Isaac Herzog është presidenti i parë i shtetit të Izraelit që vjen në Tiranë.
Presidenti Herzog tha se Shqipëria ka treguar se është në krah të popullit izraelit.
Po bëhet një vit, kur mijëra terroristë hynë në vendin tonë dhe rrëmbyen mijëra izraelitë dhe qysh prej asaj dite ju jeni vendosur në anën e duhur të historisë. Vendi juaj ka treguar që jeni krah popullit izraelit ndërsa ne luftojmë që të sjellim paqe në vendin tonë.
Pengjet mbahen ende në Gaza dhe duhet bërë gjithçka për ti sjell në shtëpi. Por marrëdhëniet tona nuk fillojnë e mbarojnë aty, shqiptarët dhe hebrenjtë kanë një histori të madhe, hebrenjtë gjetën vend gjatë holokaustit në Shqipëri.
Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se Shqipëria ka qenë një mbështetëse shumë e madhe e armëpushimit.
Jemi mjaft të vetëdijshëm se kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Lufta kundër terrorit është më ë vështirë sesa nga ç’mund të shihet. Shqipëria ka qenë një mbështetëse e armëpushimit dhe cdo përpjekje për të sjellë në shtëpi pengjet dhe për të mirën e të gjithë njerëzve.
Më herët Herzog u prit edhe nga presidenti Bajram Begaj.



