Në Maqedoninë e Veriut, javën e ardhshme pritet të nisin bisedimet për krijimin e qeverisë së re.
Përfaqësuesit e partive që kanë marrë më shumë deputetë në zgjedhjet e 15 korrikut, nuk i përjashtojnë negociata as me opozitën, ndërsa gjithçka pritet të qartësohet pas konstituimit të parlamentit ditën e martë.



