Gener 2: Vendimi i GJKKO ka të bëjë vetëm me akuzën për shpifje, jo me ligjshmërinë e “Blue Borgo”

Gener 2: Vendimi i GJKKO ka të bëjë vetëm me akuzën për shpifje, jo me ligjshmërinë e “Blue Borgo”

Kompania “Gener 2” ka reaguar pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme në çështjen penale për akuzën e shpifjes, duke sqaruar se ky vendim lidhet vetëm me përgjegjësinë penale për këtë vepër dhe nuk përbën një vlerësim gjyqësor mbi ligjshmërinë e projektit “Blue Borgo”.


 

Në reagimin e saj, kompania thekson se projekti është zhvilluar në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe se disponon të gjitha lejet.
 

Reagimi:

Në lidhje me vendimin e dhënë dje nga GJKKO në çështjen penale për akuzën e shpifjes, dëshirojmë të sqarojmë publikun se:

Vendimi trajton ekskluzivisht përgjegjësinë penale për veprën e shpifjes. Ai nuk përbën një vlerësim gjyqësor mbi ligjshmërinë e projektit “Blue Borgo” dhe nuk konfirmon vërtetësinë e pretendimeve të bëra publikisht ndaj tij.

Projekti “Blue Borgo” është zhvilluar në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe disponon të gjitha lejet, autorizimet, miratimet dhe dokumentacionin e pronësisë të lëshuara nga institucionet kompetente. Ligjshmëria e projektit buron nga këto akte zyrtare dhe jo nga deklarata apo interpretime politike.

Për rrjedhojë, çdo interpretim që e paraqet vendimin e djeshëm si konfirmim të akuzave ndaj projektit është i pabazuar dhe krijon një perceptim të pasaktë për publikun.

Ky vendim nuk është përfundimtar dhe procesi gjyqësor vijon në shkallët e tjera të gjyqësorit.

GENER 2 do të vazhdojë të mbrojë reputacionin dhe integritetin e kompanisë me të gjitha mjetet që parashikon ligji, duke mbetur e përkushtuar ndaj respektimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy