Ballo: Përmbytja tek “Pallati me shigjeta” ndodhi për shkak se pragu i urës është vendosur më lart se baza e Lanës. Edhe “Myslym Shyri” u përmbyt

Ballo: Përmbytja tek “Pallati me shigjeta” ndodhi për shkak se pragu i urës është vendosur më lart se baza e Lanës. Edhe “Myslym Shyri” u përmbyt

Fitim Ballo, inxhinier hidroteknik tha përmes një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN Tv se reshjet e shiut dy ditë më parë në Tiranë nuk i justifikojnë përmbytjet që ndodhën.

Duke vijuar më tej, Ballo theksoi se përmbytja tek zona e “Pallatit me shigjeta” erdhi për shkak se nuk është bërë rakordimi i prurjeve sepse seksioni Lanës mbi urë është seksion i gjerë, kurse seksioni i Lanës poshtë urës. Inxhinieri sqaroi gjithashtu se pragu, ose bazamenti i urës tek kjo zonë është vendosur më lart se baza e Lanës, prandaj dhe kur ka reshje dhe kur s’ka reshje, atje ka gjithmonë pellg.

Ka shumë arsye. Së pari është vetë njeriu që i shkakton këto sepse nuk merr masa inxhinierike. Tirana është një vend që është me reshje, ka reshje të larta të regjistruara në Shqipëri. Shqipëria është vendi i dytë në Evropë pas Zvicrës për burime ujore dhe reshje.

Nuk i justifikojnë ato reshje, për ato shifra që janë dhënë. Thonë që ka rënë 50 milimetër shi. Po të jetë 50 milimetër shi, ky lloj shiu nuk shkakton këto lloj përmbytjesh.

Pse ndodhin këto këtu në Tiranë? Pse ndodhi përmbytja tek “Pallati me shigjeta”? Kjo ndodh pasi seksioni Lanës mbi urë është seksion i gjerë, kurse seksioni i Lanës poshtë urës është i ngushtë, nuk bëhet rakordimi i prurjes. Kjo ka ndodhur gjithmonë në Tiranë.

Në atë vend atje, tek "Pallati me shigjeta" është ndërtuar ura. Bazamenti i urës është vendosur më lart se baza e Lanës, prandaj dhe kur ka reshje dhe kur s’ka reshje, dhe kur ka ujë atje qëndron në formë pellgu.

Me ardhjen e atyre reshjeve ngrihet niveli i ujit dhe del jashtë seksionit të Lanës. Ky është gabim i bashkisë, nuk merr masa inxhinierike.

Ballo tha se rruga “Myslym Shyri” është përmbytur gjithashtu nga reshjet e dy ditëve më parë dhe se janë shkaktuar dëme në biznese duke qenë se lartësia e ujit ka qenë 30-40 cm, megjithëse nuk është raportuar si lajm.

Ku ndodhin përmbytjet? Një përmbytje që këta nuk e kanë dhënë ka ndodhur në rrugën “Myslym Shyri. Në këtë rrugë lartësia e ujit ka shkuar 30-40 centimetër, ka hyrë nëpër dyqane, ka bërë përmbytje dhe dëme të mëdha.

Tubacioni ujërave, që janë bashkë,  ujërat e zeza dhe ujërat e shiut, nga kisha deri te rruga që shkon te Drejtoria e Rendit është tub 300, kurse tubi nga Drejtoria e Rendit deri tek rruga  Muhabet Gjollesha është 400, pra është e kundërta. Në bashkinë e Tiranës kam bërë shumë blloqe.

Pse nuk ndodhën përmbytje në bllokun Njazi  Meka, në blloku Niko Avrami, në rrugën Dritan Hoxha? Sepse këtu janë bërë projekte të mira  dhe të sigurta nga inxhinierë specialistë.

Projektet që bënim ne, kur ishte kryetar bashkie Rama, nuk i kthente i miratonte ashtu siç i bënim ne.

Ballo tha se duhet të ndryshojë ligji dhe se projektuesit duhet të mbajnë përgjegjësi për projektet që bëjnë.

Sot nuk ka inxhinierë dhe nuk ka përgjegjësi. Sot projektet i bëjnë njerëz të pa specializuar, njerëz që nuk kanë punuar në institutet e projektimit, njerëz që nuk kanë eksperiencë në këto punë. Projektuesit, supervizorët i zgjedh firma e ndërtimit.

Dhe tenderat që bëhen, janë të gabuar, nëse nuk vendoset në ligj që përgjegjësinë ta ketë projektuesi kështu do të ketë gjithmonë. Përgjegjësinë e mban ndërtuesi, investitori dhe supervizori, projektuesi jo.

Sipas Ballos autoritetet duhet të ndërmarrin  disa masa që të mos përsëritet historia.

E para, duhet të ulet pragu tek ura, të paktën 80 cm deri në 1 metër, është gjë e realizueshme. Paralel me atë duhet të bëhet një parapet betoni që kur të ngrihet niveli të mos dalë nga rruga, siç i bën gjithë bota.

Është problem inxhinierik dhe ka zgjidhje, e zgjidhin inxhinierët hidroteknikë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy