Borrell: Rusia, përgjegjëse për shembjen e digës Kakhovka

Borrell: Rusia, përgjegjëse për shembjen e digës Kakhovka

Kreu i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell , këtë të premte se “gjithçka” deri më tani tregon se Rusia qëndron pas shkatërrimit të digës Kakhovka, për të cilën Moska dhe Kievi fajësojnë njëri-tjetrin. “Diga nuk është bombarduar, por u shkatërrua nga eksplozivi i vendosur në zonat ku ndodhen turbinat. Kjo zonë është nën kontrollin rus. Nuk isha aty për të ditur se kush e bëri. Por gjithçka duket se tregon se nëse kjo do të ndodhte në një zonë nën kontrollin rus, do të ishte e vështirë për dikë tjetër ta bënte atë”, ka thënë Borrell. Ndër të tjera ai thekson se shpërthimi i digës solli pasoja të mëdha për Ukrainën. “Në çdo rast, pasojat për Ukrainën janë të tmerrshme, në të gjitha aspektet : nga pikëpamja humanitare për njerëzit që u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, nga pikëpamja mjedisore sepse shkatërrimi (i digës) do të shkaktojë një fatkeqësi ekologjike”, tha Borrell. Rusia, e akuzuar nga Ukraina se hodhi në erë digën për të ndaluar një ofensivë ukrainase në jug drejt Krimesë, i tha Gjykatës Penale Ndërkombëtare të enjten se Kievi e shkatërroi digën me sulme masive artilerie. Shembja e digës, e cila është nën kontrollin rus në Ukrainën jugore të pushtuar, shkaktoi përmbytje masive, vdekje dhe lëndime .
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy