Marka e të brendshmeve “Honey Birdette” ka ndarë një video me supermodelet që reklamojnë koleksionin e ri e të brendshmeve me temë për Halloween “So Kinky”.
Brandi australian reklamohet nga supermodelet të cilat shfaqen në skena të “egra” të fotografuara nga Ellen von Unwerth, e cila më parë ka fotografuar legjenda si Kate Moss, Claudia Schiffer dhe David Bowie.

Themeluesi i Honey Birdette, Eloise Monghan u detyrua të braktisë planet fillestare për të xhiruar në Sidnei për shkak të bllokimit të vendosur nga qeveria në kuadër të Covid-19. Ndaj në vend të saj ai i zhvilloi xhirimet në një bar në Pigalle të Parisit.

Ajo që u konceptua fillimisht si shfaqje me dy modele, evoluoi në një skenë të nxehtë me temë “Halloween” me një kast prej 40 personash, përfshirë interpretues nga kabaret kryesore pariziane.

“Koleksioni është cilësuar si më “i errëti” i bërë gjatë gjashtë muajve të fundit, i cili kishte të bënte më shumë me”, tha Monaghan. "Tani ne po bëhemi më të këqij."

Koleksioni i Honey Birdette “So Kinky” do të dalë në shitje së shpejti, pikërisht në kohën e festave tuaja më të nxehta, Halloween.




