Aktori Besmir Bitraku në një rrëfim për jetën dhe karrierën: Së fundmi si regjisor me shfaqjen ‘Amour”  

Aktori Besmir Bitraku në një rrëfim për jetën dhe karrierën: Së fundmi si regjisor me shfaqjen ‘Amour”  

Aktori i njohur i teatrit dhe filmit, Besmir Bitraku, erdhi me një rrëfim të hapur për jetën dhe karrierën e tij të gjatë në skenën artistike.

Në një intervistë për shikuesit e programit të mëngjesit "Zgjohu me MCN", Bitraku ka ndarë se si dëshira për artin skenik e nisi nga babai i tij, aktori i njohur Marko Bitraku.

Ai shpjegon se nuk e ndan dot filmin nga teatri, pasi të dy janë pjesë të një bote që ai e ka dashur gjithmonë.

Babi ka pasur një ndjenjë se nuk do të arrija shumë, por kurrë nuk më bëri kundërshtime. Kur vendosja për diçka, do ta bëja.

Kam qenë gjithashtu sportist, por e ndjeja se arti ishte më shumë një pasion, një hobi. Kujtoj momentet kur isha në gjimnaz dhe vendosa të shkoja drejt teatrit.

Babi më tha: 'Po, ti e di më mirë, por është një rrugë me xhama dhe me gjemba.' Po, ajo është një rrugë e vështirë, por jam shumë i lumtur që hyra në teatër, sepse më dha mundësi të zhvillohem dhe të rritem. Tani them se sa mirë që e kam mbajtur këtë profesion.

Besmiri thekson se teatër dhe filmi kanë secilën natyrën dhe specifikën e vet, por ai është ndjerë gjithmonë më natyrshëm në teatër.

Në teatër, është një eksperiencë krejt ndryshe. Këtu, artistët janë të gjithë të pranishëm dhe energjia është direkte, ndërsa filmi është arti i montazhit dhe regjisorëve. Kam shumë miq, por Flori Agalliu është një nga ata që e mbaj shumë afër.

Besmiri së fundmi vjen edhe si regjisor me shfaqjen “Amour” që do vijë më 20 shkurt, me një kast aktoresh si Luiza Xhuvani, Myzafer Zifla, Elia Zaharia etj.

Shfaqja ‘Amour’ është një dramë dashurie që flet për dashurinë në një formë më të thellë dhe më të ndjeshme, ndryshe nga dramat e zakonshme.

Është marrë nga filmi dhe shpjegon dashurinë si një sakrificë, përkushtim dhe vetmohim. Kemi pasur shumë kimi mes aktorëve, dhe jam shumë i kënaqur që kam pasur mundësinë të punoj me këtë kast të shkëlqyer.

Shfaqja ka lënë një shije të veçantë te aktorët dhe tek unë, si regjisori.

Kam pasur momente kur dëshironte të luante vetë ndonjë rol në shfaqje, për të eksploruar më shumë thellësitë e shpirtit njerëzor dhe për të kuptuar se si reagojnë dhe veprojnë personazhet në situata të ndryshme.

Për mua, është një eksperiencë e jashtëzakonshme, dhe jam shumë i lumtur që kam bashkëpunuar me një staf kaq të talentuar, një kast aktorësh si ata.

Shfaqja do të jetë në skenën e Teatrit ArTurbina për katër natë me premierë, duke filluar nga dita e enjte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy